Transmetuar më 22-05-2017, 07:59

Disa shkrime të publikuar në mediat rozë dhe disa fotografi të sajat, bën që Afërdita Dreshaj të mos i presë mirë.

Modelja dhe këngëtarja, e cila ka mbajtur edhe kurorën e më të bukurës së Kosovës, reagon me disa fotografi, lidhur me shkrimet se ka bërë ndërhyrje estetike.

Ajo ka publikuar fotografi nga adoleshenca e saj, për të provuar të kundërtën.

“Për të qenë e qartë një herë e përgjithmonë, sepse nuk kam ndërmend të merrem më me ju, këto janë fotot e mia kur isha 16 vjeç, pa photoshop, pa asnjë ndërhyrje u përzgjodha si modele nga një agjenci ndërkombëtare… Nëse keni ndonjë gjë tjetër për të thënë pas kësaj, ju mirëkupëtoj sepse e di që jeni pa punë. Unë do të qesh me ju!”, shkruan Afërdita në Facebook. /a.y/noa.al