Transmetuar më 22-05-2017, 07:30

Ledina Mandia e propozuar si zvKryeministre ka lindur në Tiranë në vitin qershor të vitit 1974 dhe është juriste me profesion. Mandia ka qenë Avokate e Shtetit në kohën kur Shqipëria qeverisej nga Partia Demokratike dhe u larguar prej kësaj detyre me ardhjen në pushtet të së majtës për tu zëvendësuar nga Alma Hiçka.

Mandia u bë e njohur për publikun kur u thirr si dëshmitare në Komisionin Hetimor për CEZ.

Mandia ka filluar punë në Avokaturën e Shtetit si Avokate e Shtetit më 6 prill të vitit 2007, në pozicionin e Avokates së Shtetit për Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në janar të vitit 2010 është emëruar nga Kryeministri Berisha në pozicionin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Në datën 7 tetor të vitit 2013, me urdhrin e Kryeministrit Rama është liruar nga detyra e Avokates së Përgjithshme të Shtetit. Megjithatë Ledina Mandia është larguar përfundimisht nga Avokatura e Shtetit në shtator të vitit 2014.

Helga Vukaj është propozuar për të qenë ministre e Financave e Republikës së Shqipërisë në qeverinë e re teknike. Por kush është ajo?

Drejtor i Përgjithshëm, KLSH

Lindur ne 1978.

Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike.

10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendshme, zv. drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca.

Mirela Karabina, e propozuar për postin e ministres së Arsimit, në vend të Lindita Nikolla, është aktualisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Sociale. Karabina është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Petagogji dhe Psikologji. Është bashkëshorte e një prej diplomatëve shqiptarë, dhe për disa vjet ka qenë në Bullgari dhe Pakistan, atje ku bashkëshorti i saj, ka mbajtur detyrën e Ambasadorit. Konsiderohet si njohëse e mirë e fushës së arsimit për shkak se ka punuar për disa vite në shkollat 8 vjeçare, duke mbajtur edhe pozicionin e nëndrejtoreshës, por edhe nëndrejtoreshë në shkollat e mesme. Gjithashtu ka punuar si specialist në Drejtorinë Arsimore në Elbasan.

Gazment Bardhi- Një ndër emrat e propozuar nga Partia Demokratike si ministër teknik është edhe Gazment Bardhi. Këshilltari ligjor 31-vjeçar nga Kavaja, pritet të zërë vendin e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë.

Bardhi i cili ka lindur më 6 Korrik në vitin 1986, ka përfunduar studimet në vitin 2008 në Universitetin e Tiranës, për Drejtësi.

Ai ka punuar si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë si dhe pranë komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Përveç kësaj, për një periudhë disa mujore në vitin 2012 kur ministër Drejtësie ishte Eduart Halimi, ai ka qenë këshilltar i tij.

Dritan Demiraj- Ministri teknik i Punëve të Brendshme që do të përfaqësojë Partinë Demokratike në qeverinë Rama, do të jetë Dritan Demiraj.

Ai ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar rreth tre vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Xhulieta Kërtusha do të drejtojë Mirëqënien Sociale. Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.

Arben Beqiri do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është me profesion kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.