Transmetuar më 21-05-2017, 23:23

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komenton emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

“E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike. Nuk i njoh të tjerët, por Ministri i Drejtësisë është jurist i zoti! Suksese Gazmend Bardhit”,-shkruan Manjani në postimin e tij në Facebook.

Emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike u zbuluan pas takimit që Lulzim Basha pati me Edi Ramën mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Ditën e nesërme në orën 18:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në parlament ku do të votohen ministrat teknikë./a.k/noa.al/