Transmetuar më 21-05-2017, 21:26

Kapiteni legjendar i Chelsea, John Terry ka luajtur sfidën e fundit për blutë londinezë, në stadiumin “Stamford Bridge”, pasi i ka dhënë lamtumirën klubit.

Chelsea ngriti trofeun e “premier Ligës” gjatë ditës së sotme, duke ja bërë edhe më të suksesshëm largimin e kapitenit.

“Faleminderit presidentit që më dha mundësinë të vesh këtë fanellë, faleminderit juve tifozëve që më keni mbështetur gjithmonë, faleminderit Contes për këtë titull dhe gjithë atyre që më rrethojnë. Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time”, u shpreh mes lotëve Terry.

Futbollisti pritet që ta vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan, MLS.