Transmetuar më 21-05-2017, 20:40

Pas takimit që Lulzim Basha pati me Edi Ramën mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike ka zbuluar emrat e formacionit të saj politik që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helda Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha.

Ditën e nesërme në orën 18:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në parlament ku do të votohen ministrat teknikë./a.k/noa.al/