Transmetuar më 21-05-2017, 18:02

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte vijon me ashpërsimin e masave në vend ku së fundmi ka firmosur një urdhër ekzekutiv, që ndalon duhanpirjen në vende publike në të gjithë vendin.

Të gjithë ata që e thyjenë këtë ligj, marrin një dënim me burg deri në 4 muaj dhe një gjobë prej afro 100 dollarësh.

Vetë Duterte ka qenë duhanpirës i rregullt, por e la atë pasi u diagnostikua se vuante nga sëmundja “Buerger”, që shkakton bllokim të enëve të gjakut.

Një nga pikat kryesore të politikës së Duterte kur ai erdhi në pushtet në maj, ishte lufta ndaj drogës, kriminelëve, të korruptuarve dhe se do të çrrënjoste veset, përfshirë këtu duhanpirjen dhe bixhozin.

Në Filipine janë ekzekutuar mijëra përdorues droge që nga 1 korriku i vitit 2016./a.k/noa.al/