Transmetuar më 21-05-2017, 15:17

Një fotografe ka mbetur pa fjalë pasi djali i saj i cili vuan nga sindroma Down fotografoi "engjëllin e tij mbrojtës".

Vogëlushi 7-vjeçar Aasher Liles, i cilësuar nga prindërit e tij me një kromozom shtesë, bëri foton me aparatin celular të nënës së tij nga dritarja e një avioni, teksa familja po udhëtonte për në Houston, Teksas.

Kerri shtangu kur pa se i biri kishte fotografuar një figurë që dukej si fantazmë me formë njeriu, që qëndronte në qiell të hapur. Ajo u bind se 7 vjeçari, i cili nuk mund të flasë, kishte fotografuar "engjëllin e tij mbrojtës".

"Dje po udhëtonim me avion për në Houston dhe djali im 7 vjeç i cili kohët e fundit është obsesionuar për të bërë fotografi me telefonin celular, donte të bënte foto nga dritarja e avionit. Kur e mora telefonin në duar gjeta këtë imazh. Besoj se ai fotografoi engjëllin e tij", shkruan në postimin në Facebook Kerri. /b.l/noa.al/