Transmetuar më 21-05-2017, 15:06

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ndërsa me vranësira dhe rrebeshe shiu afat-shkurtër do të paraqitet situata e motit për zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës  do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit sërish zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Europa

Gadishulli skandinav si edhe Europa verilindore do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Përsa i përket, vendeve të rajonit, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa gjatë pasdites do të shfaqen  vranësira dhe shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. /b.l/noa.al/