Transmetuar më 21-05-2017, 14:35

Një vajzë i preu organin gjenital një burri, pasi ky i fundit tentoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e 23 vjeçares, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në shtetin jugor të Kerala, Indi.

Studentja ndodhej në shtëpi, kur u sulmua në orët e vona të së premtes nga një 54 vjeçar i cili hiqej si predikues feje.

"Ajo përdori një thikë për vetëmbrojtje dhe i preu organin gjenital", tha shefi i policisë, Sparjan Kumar për AFP, i cili shtoi gjithashtu se burri, Hari Swami ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje serioze për jetën.

23 vjeçarja para uniformave deklaroi se Hari kishte vite që e përndiqte por prindërit e saj nuk ishin në dijeni të një fakti të tillë, madje kishin besim të verbër tek ai.

"Gruaja na tha se prindërit e saj kishin besuar verbërisht te Swami, dhe ai shpesh ftohej të bënte ceremoni të veçanta dhe të qëndronte në shtëpinë e tyre, ku ai dhe e sulmoi atë", tha Kumar.

Ajo tani është nën mbrojtjen e policisë dhe merr këshilla nga një psikologe lidhur me traumat që ka përjetuar. Sulme të tilla janë mjaft të shpeshta në Indi, ku vitin e kaluar, një prift u dënua me 40 vjet burg nga një gjykatë e Keralës për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare në vitin 2014. /b.l/noa.al/