Transmetuar më 21-05-2017, 11:45

Të jesh nënë është një mision sa i bukur aq edhe i vështirë. Fëmijët kanë nevojë për përkujdesje dhe nuk u “intereson”, nëse ju keni edhe një mijë angazhime të tjera për të bërë.

Për këtë arsye shpesh e keni të vështirë të gjeni një zgjidhje. Por, e kishit menduar ndonjëherë që mikseri mund të “vendoste në gjumë” beben tuaj? Ndoshta juve jo, por kësaj gruaje po.

Në pamje shfaqet një bebe e vogël në djep, i cili është lidhur me një mikser dhe tundet. Kështu i vogli fle gjumë i qetë dhe nëna e tij vazhdon të bëjë punët e tjera. Shihni videon që noa.al e sjell më poshtë.