Transmetuar më 21-05-2017, 09:22

Kryeministri Edi Rama ashtu si çdo mëngjes edhe sot ka uruar shqiptarët "mirëmëngjesi" me një video të veçantë, promovuese e turizmit në vendin tonë.

Protagonistë të videos janë vetëm resurset dhe bukuritë natyrore, por edhe fëmijë të talentuar të Qendrës Kombëtare Kulturore.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/