Transmetuar më 20-05-2017, 22:51

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllëzer shqiptarë të Kosovës që po shkëlqejnë në futboll, ku i pari luan për Kombëtaren shqiptare ndërsa i dyti luan për Zvicrën.

Babai i tyre Ragip Xhaka feston ditëlindjen dhe që të dy kanë zgjedhur t’i japin urime me fjalë të ngrohta.

Urimi i Taulantit:

“Urime ditlindja Babushi jem”.

Urimi i Granitit:

“Babushi im i dashur. Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat e lumturi. Të jam përjetë mirënjohës për gjithçka që ke bërë për neve. Pa ty ne sot nuk do ishim këtu ku jemi. Faleminderit edhe gëzuar”, ka shkruar edhe në emër të vëllait.

Familja Xhaka ka treguar vazhdimisht se janë shumë të lidhur me njëri tjetrin./a.k/noa.al/