Transmetuar më 20-05-2017, 18:49

Në Parkun Kombëtar të Divjakës është kapur gjarpri më i madh, i cili arrin në 2.5 metra i gjatë. Zvarraniku u kap nga punonjësit e parkut, të cilët publikuan edhe videon e mëposhtme. Mësohet se ai është i llojit “Elaphe quatuorlineata” dhe ushqehet me brejtës të vegjël, vezë apo edhe zogj që i rrëmben nga foletë.

Për shkak të humbjes së tij, ky gjarpër është drejt zhdukjes.

Banorët e zonës kanë thënë se gjarpri në fjalë nuk është i rrezikshëm. /k.k/noa.al/