Transmetuar më 20-05-2017, 17:42

Kapiteni i Bayern Munich Philipp Lahm dhe spanjolli Xabi Alonso zhvilluan ndeshjen e fundit në karrierën e tyre në takimin përballë Fraiburg, të vlefshme për Bundesligën gjermane.

Kampionia gjermane organizoi një ceremoni të denjë lamtumire për dy lojtarët që i kanë shkruajtur emrin në futbollin botëror.

Para takimit kundër Fraiburg ata janë përshëndetur dhe nderuar në një ceremoni si dhe janë duartrokitur nga tifozët nga stadiumi “Allianz Arena” i mbushur plot.

Dy futbollistët kanë mbetur të emocionuar nga kjo ceremoni.

Bayern Munchen u shpall kampione e Bundesligës për sezonin 2016/17, ndërsa në takimin përballë Fraiburg, skuadra bavareze fitoi 3-1./a.k/noa.al/