Transmetuar më 20-05-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Zhvillimi i një sistemi vranësirash do të ndikojë në vendin tonë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të dukshme në zonat veriore- qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash janë paraqitur zonat jugore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira të shpeshta si edhe shira të dobët e lokalë. Parashiojohet që në orët e vona të mbrëmjes, të ketë përmirësim të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 48 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 3 ballë.

Europa

Vendet mesdhetare si edhe Europa veriore do të jenë nën ndikimin e motit të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqitet moti për vendet e Europës Lindore.

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante për gadishullin iberik si edhe vendet Perëndimore. /a.y/noa.al