Transmetuar më 20-05-2017, 14:30

“Nuk kisha takuar ndonjëherë shekullorë dhe ca më pak dy motra binjake të cilat mbushnin 100 vjeçe. Duhet patjetër t’i shikoja dhe fotografoja. Me këto fjalë fotografja braziliane Camila Lima, tregon se si lindi ai që është shërbimi fotografik më unik i jetës së saj.

Maria dhe Paulina Pignaton, nga Vitoria në Brazil, mbushën 100 vjeçe më 15 maj. Disa gazetarë lokalë folën për rastin e tyre dhe në këtë mënyrë Camila mësoi për festën.

Për këtë arsye fotografja kontaktoi me familjet e dy motrave të moshuara, duke u kërkuar që t’i fotografonte.

Por për shkak të moshës së thyer, Maria dhe Paulina nuk e pritën me shumë entuziazëm por gjithsesi shkuan në parukeri për t’u zbukuruar.

Siç mund të shihni në fotografi, rezultati ishte i paparë, dy motrat bën një set unik.

Paulina i ka mbijetuar kancerit në aparatin tretës dhe dy infarkteve, kurse Maria nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, ndaj i ka qëndruar gjithmonë pranë motrës së saj, shkruan noa.al.

Paulina është nënë e gjashtë fëmijëve, ka 19 nipër dhe 16 stërnipër, kurse Maria ka pesë fëmijë, 12 nipër dhe shtatë stërnipër. /a.y/noa.al