Transmetuar më 20-05-2017, 13:59

Një grua vdiq për shkak të mbidozës së drogës dhe alkoolit, pasi zbuloi se i shoqi kishte një lidhje me një nga shoqet e saj.

Ajo sapo kishte marrë online një fotografi të tyre ku ishin krejt të zhveshur.

Sarah-Jane Cunningham 38 vjeçe nga Norfolk në Angli, po kalonte dy raporte problematike, i pari me alkoolin dhe i dyti me partnerin e saj, ndërsa më parë kishte qenë e shtruar në spital.

Bazuar në ekspertizën mjeko- ligjore, mjekja Yvonne Blake doli në përfundimin se Cunningham humbi jetën e vetëvrarë prej drogës dhe alkoolit.

Motra e saj e përshkroi lidhjen me të shoqin Stuart si shkatërrimtare, duke folur për ‘The Sun’.

“Ishte e varur nga i shoqi. Nuk ndahej pasi mendonte se nuk i’a dilte dot pa të”, tha ajo.

Pasi bashkëshorti i saj u përfshi në një aksident me motor në vitin 2014, gruaja mendonte se ai kishte ndryshuar, pro jo.

Sipas motrës së të ndjerës, varësia ndaj drogës ishte një tentativë për t’i komunikuar të shoqit trysninë që po kalonte. Gruaja ndërroi jetë në 23 korrik të vitit 2016, ndërkohë që detajet e reja lidhur me vdekjen e saj u bënë publike vetëm këtë të enjte. /a.y/noa.al