Transmetuar më 19-05-2017, 20:57

Domatet janë një nga ushqimet më të pasura në vlera ushqyese. Përmbajnë vitamina A,C, E, K dhe kompleksin e plotë të vitaminës B6; hekur, zink, antioksidantë, acid malik që është i rëndësishëm për tretjen dhe rigjenerimin e lëkurës etj.

Një ndër substancat kryesore që gjendet tek domatja është licopeni, një antikosidant i rëndësishëm që mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme.

Por domatet mund të përdoren edhe për trajtimin e problematikave të ndryshme si p.sh aknet, rrudhat e para, poret e hapura si dhe rregullojnë nivelin e yndyrës në lëkurë.

Kjo maskë pastron lëkurën dhe e ushqen me lagështi. Për të dhënë më shumë efekt, këtë maskë duhet ta përdorni një herë në muaj. Për të mos e humbur trashësinë e maskës, duhet së pari t’ju hiqet domateve pjesa e brendshme e lëngshme.

Hidhni përbërësit në një enë dhe filloni t’i shtypni deri sa masa të bashkohet, ose përdorni një mikser. Lëreni të qëndrojë 10 -15 minuta, pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe shijojeni ndjesinë e butë që ka lëkura juaj tani. /b.l/noa.al/