Transmetuar më 19-05-2017, 20:08

Për këtë çift, ta shihnin djalin e tyre që të shkonte në shkollë, ishte një moment për të cilin Dana dhe Paul Bishop kishin menduar se kurrë nuk do ta përjetonin. Që kur Morgan ishte 4 muajsh, ai ka jetuar në agoni të gjatë për shkak të një ekzeme kronike e cila zakonisht e linte atë të shtrirë në shtrat për 24 orë në ditë, shkruan Dailymail.

Vogëlushi anglez nga Surrey, nuk kishte mundësi që të zhvillonte një jetë normale, pasi kishte dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk e linin të flinte, të vrapojë apo të luajë si fëmijët e moshës së tij. Madje nga gjithë këto dhimbje, ai ua kishte thyer zemrat prindërve të tyre, kur i luti që në ditëlindjen e tij të pestë, ta lejonin atë të vdiste që në këtë mënyrë vuajtjet e tij të merrnin fund.

“Ju lutem më lini të vdes” ishte kjo kërkesa e vetme e djalit për prindërit e tij. Morgan vuante edhe nga astma dhe kishte sindromë nefrosike, një gjendje shumë e rrezikshme për jetën e tij, për shkak të humbjes së madhe të proteinave nga veshkat.

Ndër të tjera është alergjik edhe nga 20 lloje ushqimesh, mes tyre veza, lajthitë, qumështi, patatet, soja dhe orizi. Por tani, vetëm pas disa muajsh, Morgan është duke e shijuar jetën, pas një terapije me ujë në një qendër deramtologjije në Francë. Përveç se luan më shokët e tij në shkollë, po mëson edhe ta ngasë biçikletën.

Që nga kthimi i tij nga Franca tani ai mundet të flejë të paktën fle 4-5 orë dhe nuk e kruan aq shumë lëkurën e tij. "Vetëm duke parë atë për disa orë gjumë të qetë është një hap mjaft i madh për ne. Njerëzit nuk kanë asnjë ide se si vuajnë njerëzit e diagnostikuar me ekzema të rënda ose si ndikon ajo te familjet ata rreth tyre.

Njerëzit mendojnë se ekzema është një problem me lëkurën, por realiteti mund të jetë shumë, shumë më keq se kaq. Kjo kurë është një mrekulli dhe Morgan është vetëm në fazat e para të trajtimit të tij, por na ka dhënë diçka që nuk e kemi pasur më parë, shpresën se ai tani mund të lirohet nga dhimbja më e keqe dhe të ketë një jetë normale si moshatarët e tij”, tregon Dana. /b.l/noa.al/