Transmetuar më 19-05-2017, 19:26

Në një takim me gratë e qarkut të Korçës, kryeministri Edi Rama deklaroi se me marrëveshjen e arritur dje me kreun e opozitës Lulzim Basha u fitua edhe një betejë të pamundur, siç ishte votimi i vettingut.

“Gjykatësit e korruptuar i kanë ditët e numëruara. Vetingu çelësi për një Shqipëri të re. Fakti që bëmë një marrëveshje nuk do të thotë që ata u futen në çadër se nuk kishin frikë nga vetingu. Do të thoni ju o doli frika. Unë këtë nuk e diskutoj sot. Ka ardhur koha ta çojmë amanetin në vend. Ne i donim ata në zgjedhje. Nuk kishte asnjë shije nëse ne hynim pa  ata në zgjedhje. Sot jemi në këtë situatë. U dhamë një mundësi të madhe të kthen brenda sistemit” tha Rama.

Më tej Rama sqaroi se ministrat e rinj teknik, do të kenë vetëm rolin e kujdestarit. "Ata do të jenë kujdestar, s’do të bëjnë as tendera, as emërime", u shpreh Rama.

Sipas tij edhe pse është nënshkruar marrëveshja, kjo nuk ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu e për këtë arsye u futën në çadër. Duke e cilësuar me ironi si mikun e tij të ri Basha ai u shpreh se PS donte që PD të futej në zgjedhje, pasi sipas tij do kishte shije fitorja pa to.

"Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Një gjë besoj por nuk mendoj se e ha njeri se ne u kemi dorëzuar qeverinë apo që kemi ndarë qeverinë me ta. Apo që ata kanë thonë se na kanë dorëzuar gjysmën e qeverisë dhe do të bëjnë tjetër. Kjo nuk është sakrificë për Nikon që të mos jetë zëvendëskryeministër deri datën e zgjedhjeve", u shpreh Rama. /b.l/noa.al/