Transmetuar më 19-05-2017, 19:09

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Rama ka kërkuar në skenë aktoren e njohur Zamira Kita, që siç thotë ai ka qenë e para vajzë nga Korça që ka njohur.

“Nuk e kam thënë asnjëherë, por do ta them sot. Zamira Kita është korçarka e parë që unë kam njohur në jetë, ishte studente në akademi, ishte pak më lartë se unë, por unë duke qenë më i gjatë shikoja ato që ishin më lart se unë,e dhe më rrinin sytë te Zamira, por asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi PS”, tha Rama. /b.l/noa.al/