Transmetuar më 19-05-2017, 18:45

Pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi u bënë prindër të një vogëlushi të mrekullueshëm, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Tian.

Dhe mesa duket nuk ka vonuar shumë, kur Patrisi ka filluar menjëherë detyrën atërore. Ai ka publikuar në Insta Story disa foto me të voglin e tij.

Të ulur në park, ata duken kaq bukur bashkë, ku babi Patrisi duket teksa i mban biberonin Tianit. Madje mund të themi se këto foto vërtetojnë se Patrisi është dhe do të jetë një baba shembullor.

Tiani erdhi në jetë si fryt i lidhjes së këngëtares Tuna Sejdiu me Patris Berishën. Ata zgjodhën ta quajnë djalin Tian, i cili është një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, që zanafillën e ka nga Kina e lashtë.

Kinezët kanë një lidhje mistike, me qiellin, ndaj Tian për ta është gjithçka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme. /b.l/noa.al/