Transmetuar më 19-05-2017, 17:58

Është bërë e modës që me programe të ndryshme personazhet e njohur publikë por edhe njerëzit e zakonshëm të ndryshojnë veten në foto, duke u bërë më të gjatë, më të pashëm etj etj.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Aurela Gaçe, ku ka publikuar një foto reale të sajën ndërsa tjetrën e ka modifikuar me photoshop. Bashkangjitur fotos ajo në fakt ka një mesazh për të gjithë ata që mundohet të ndryshojnë veten në foto.

“Zoti e di pse më bëri 1.60 cm. Ai edhe mund të më bënte "2 metra femër"(si kjo tjetra në foto) por ja që dikujt i dha diçka që unë se kam, edhe mua më dha diçka tjetër. Secili nga ne është unik. Lum kush e kupton edhe e di sa rehat që është pastaj obobo”, - ka shkruar Aurela. /b.l/noa.al/