Transmetuar më 19-05-2017, 17:26

Ditët e fundit, marrëdhënia mes Olsit dhe Lupçes është rikthyer në ditët e saj më të mira.

Dy banorët diskutojnë gjatë më njeri-tjetrin për lojën brenda shtëpisë, për banorët e tjerë, për nominimet dhe për çiftin që del nga shtëpia këtë të shtunë.

Lupçe e ka një ide. “Këtë javë, nesër do të dal unë dhe të pres ty kur të dalësh që të shkojmë në kalçeto”, i thotë ai Olsit.

Olsi është i bindur në të kundërtën. “Me bast që nuk del ti nesër?”, e sfidon ai, por Lupçe është ende në mëdyshje dhe largohet drejt Katerinës duke i thënë Olsit që “nuk e di”.

Por ndërkohë që ditët kalojnë brenda shtëpisë së Big Brother dhe sa më shumë afrohet finalja, aq më shumë banorët mendojnë për çmimin e madh.

E duke diskutuar për këtë në oborr, Olsi, përveç vetes së tij ka edhe një person tjetër që po ta fitonte këtë çmim do “t’i bëhej qejfi”.

“Po ta fitosh ti mua do më bëhej shumë qejfi, për moshën që ke ti dhe për Katerinën. Këtu të gjithë të fituar janë edhe një javë të qëndrojnë brenda, por nëse unë do të fitoja çmimin e madh do të ikja direkt për Spanjë se po vdes për pushime”, i thotë ai Lupçes.

Këto fjalë të Olsit i dëgjoi edhe Elsamedi. “E dëgjon ti çfarë thotë Olsi, që ta fitojë Lupçja?!”, i drejtohet ai Fiorentinës me shaka, shkruan faqja e “BB”.

Vetë Fiorentina ndan një qëndrim krejt ndryshe nga Olsi dhe shfaqet shumë herë më ambicioze. “Unë s’kam ardhur këtu që të fitoj, kam ardhur që të marr edhe shtëpinë”, i përgjigjet ajo. /b.l/noa.al/