Transmetuar më 19-05-2017, 16:35

Komuniteti i besimtarëve myslimanë ka pakënaqësi në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve në një ditë kur ata festojnë Bajramin.

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor. Ai ka thënë se ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar.

Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari. /b.l/noa.al/