Transmetuar më 19-05-2017, 15:24

Vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në ekstremin verior do të ketë shira të karakterit lokal.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtrirë në pjesën më të madhe të vendin me përjashtim të zonave bregdetare të cilat do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellet. Parashikohet që gjatë natës, të ketë shtim të vranësirave të në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre e presionit të ulët atmosferik në veri-verilindje të Europës do të bëjë që gadishulli Skandinav si edhe Europa verilindore të përfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë, herë pas here do të ketë stuhi të fuqishme ere.

Më problematike nga shirat intensive paraqitet situata e motit për Rusinë. Po ashtu,  rrebeshe shiu afat-shkurtër do të ketë Britania e Madhe, situatë e cila do të vijë si pasojë e temperaturave të larta të shënuar gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante për gadishullin Iberik, vendet e Europës qendrore si edhe vendet Mesdhetare. /b.l/noa.al/