Transmetuar më 19-05-2017, 14:30

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për biznesmenin 52- vjeçar Edmond Stafa, i cili është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Gjykata Bergamos në Itali e ka dënuar Stafën me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se Stafa është pronar i hotel- restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Arrestimi i tij u bë në ambientet e lokalit, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj. /a.y/noa.al