Transmetuar më 19-05-2017, 13:47

Dy persona kanë mbetur të plagosur në plazhin e Velipojës, në Shkodër mesditën e sotme. Edhe pse informacionet janë të pakta, mësohet se të lënduar kanë mbetur Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç.

Nuk dihen arsyet dhe autorët, por dyshohet se të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës. Dyshohet se shkak për ngjarjen të ketë qenë një konflikt i çastit mes disa të rinjve. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vijim, ndërsa njëri nga të dyshuarit është Besnik Ndoj.