Transmetuar më 19-05-2017, 13:43

Dashuria mund të vijë si një stuhi, por mund të shuhet pa u ndjerë. Jo gjithmonë arrijmë që të kuptojmë se në fakt nuk ndjejmë më për personin që duam ose që e kemi dashur.

Për këtë arsye psikoterapeuti amerikan Ken Page, ka vendosur të ndajë me lexuesit e tij në portalin ‘Your Tango’ një strategji e cila ndihmon të kuptohet nëse i’a vlen të vijohet lidhja sentimentale.

Sipas tij, në raportet në çift ka dy pyetje të thjeshta që mund të ndihmojnë për të shpëtuar çiftin. Pikë së pari duhet t’ia bëjmë vetes dhe më pas të imagjinojmë se si do përgjigjej partneri/ja.

Dy pyetjet janë: Cilat gjëra apo elementë të jetës në çift që më bëjnë të ndihem mirë dhe kush prej tyre më dëmtojnë?

“Që të gjithë duam që të na duan, përfshirë edhe që të ma vlerësojnë. Janë të gjitha domosdoshmëri universale. Megjithatë, ka disa prej nesh që kanë nevojë për më shumë vëmendje, janë ato që na bëjnë të ndihemi mirë, të ndihemi të kuptuar dhe të vlerësuar”, shkruan Ken Page, transmeton noa.al.

Ai shton gjithashtu se duhet marrë në konsideratë edhe partneri dhe të vlerësohet se si do u përgjigjet edhe ai/ajo këtyre pyetjeve. Vetëm kështu, sipas tij mund të kuptohet nëse ndihmi të kuptuar dhe të dashuruar, e cila është edhe baza për vijimin e një lidhje sentimentale. /a.y/noa.al