Transmetuar më 19-05-2017, 13:37

Aroma e keqe e gojës ju vë në siklet kur flisni. Pavarësisht larjes së dhëmbëve, ndoshta ajo mund të eleminohet për pak momente, por gjatë ditës shfaqet sërish.

Ka një mënyrë se si të eleminoni këtë problem të sikletshëm. Për më tepër, është natyrale, dhe mjafton të keni këto përbërës: një lugë çaji kanellë, një lugë çaji mjaltë i papërpunuar dhe lëngun i një kokrre limoni. 

Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku në një enë qelqi, dhe mbajini në gojë për disa minuta. Më pas mund t’i gëlltisni ose t’i nxirrni. Përsëriteni këtë trajtim sa herë që ta mendoni të nevojshme.

Kanella dhe lëngu i limonit do të dizinfektojnë zgavrën e gojës dhe do të zhdukin bakteret që shkaktojnë aromën.