Transmetuar më 19-05-2017, 12:51

I fiksuar pas sagës “Fast and Furious”, vret mikun e tij më të mirë dhe transmeton gjithçka live në Snapchat. Salvador Alejandro Sanchez, nga California, akuzohet nga policia për vrasjen e shokut të tij Maithem Alfuraiji, e cila gjeti pamjet online.

19- vjeçari ishte filmuar pak para krimit dhe kishte thënë “Të qeshësh ose të vdesësh”, një frazë e përmendur nga protagonisti i filmit “Fast and Furious”, pas të cilit ishte i ikur.

Siç raporton “The Sun”, dy shokët kishin tymosur marijuanë dhe alkool mbrëmjen e 27 prillit dhe befas ishin zënë për motive të dobëta.

Pozita e Sanchez u rëndua pasi publikoi gjithçka në Snapchat, duke treguar vrasjen e mikut të tij. I riu i arrestuar nga policia, pranoi krimin, duke tentuar të justifikohej se shoku e kishte provokuar rëndë. /a.y/noa.al