Transmetuar më 19-05-2017, 12:24

Një trekëndësh dashurie i mbyllur në tragjedi në Angli. Mohammed Shiraz Bashir, 42 vjeç dhe e dashura e tij, Leonie Marie Mason, 24 vjeçe, vranë ish- të fejuarin e saj Craig Preston, 34 vjeç.

Ata i morën jetën duke e rrahur egërsisht në mënyrë të përsëritur, ndërsa më pas fotografuan trupin e pajetë, të cilin e hodhën në një fushë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gushtin e kaluar, por më fillim të kësaj jave nisi procesi gjyqësor ndaj çiftit vrasës.

Ishte Mason ajo që e detyroi 42- vjeçarin drejt krimit, duke shfrytëzuar xhelozinë e tij, duke e bindur që të hiqte qafe rivalin në dashuri.

Siç shkruan ‘Metro’, gjykata e cilësoi krimin mizor dhe brutal, ndërsa vdekja e 34- vjeçarit u shkaktua për shkak të goditjeve të përsëritura të çiftit, të finalizuar me një të shtënë në kokë.

Trupi i Prestin u gjet disa ditë pas krimit, në një tunel në Woodhead të Derbyshire, shkruan noa.al. Seancat gjyqësore në ngarkim të çiftit janë në vijimësi, ndërkohë që dënimi ndaj tyre pritet të jetë i ashpër. /a.y/noa.al