Transmetuar më 19-05-2017, 11:45

Një 36-vjeçar shqiptar është ndaluar në Itali për një kontroll rutinë, që më pas rezultoi me drogë në automjet. Policia italiane kishte dalë për kontroll në zonën Lungomare Vespucci, teksa i ka bërë shenjë shqiptarit të ndalojë.

Rubi Altaj, ka shfaqur shenja nervozizmi dhe kjo ka detyruar policinë që të bëjë një kontroll më të imtësishëm në automjetin e tij, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë kontrollit, rezultoi se Altaj kishte fshehur 16 gram kokainë në automjet.

Por nuk mbaroi me kaq. Karabinierët kontrolluan edhe banesën e shqiptarit, ku gjetën edhe doza të tjera kokaine, gati për t’u shitur. /k.k/noa.al/