Transmetuar më 19-05-2017, 11:20

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Christian Danielsson, drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Europian.

Takimi mes tyre vjen vetëm një ditë pas marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike, ndërsa në fokus të tij është ecuria e integrimit Europian.

Danielsson riafirmon vullnetin e Bashkimit Europian, për të mbështetur perspektiven e Ballkanit Perëndimor në BE.

Takimi bëhet për të koordinuar hapat përgatitor drejt Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të mbahet në Trieste në kuadër të procesit të Berlinit. /a.y/noa.al