Transmetuar më 19-05-2017, 11:13

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, shkruan JOQ.

Si pasojë, dy mjetet janë dëmtuar por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sa u takon dëmeve materiale, siç mund të duket nga pamjet, automjeti tip Mercedes Benz ka pësuar goditje të vogla dhe është dëmtuar në pjesën e parakolpit. Ndërkohë automjeti tjetër, ai tip Volkswagen Passat është shkatërruar tërësisht.

Gati-gati mund të themi që është palosur më dysh. Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.