Transmetuar më 19-05-2017, 11:10

Për 20 vite me radhë u abuzua seksualisht nga i ati, ndërsa tashmë Layla Bell 31 vjeçe, ka marrë drejtësinë, pasi i ati është dënuar. Raymond Prescott, nga Clifton, Nottingham, përdhunoi për herë të parë të bijën, kur ishte vetëm 7 vjeçe.

Burri e detyronte të heshte nëpërmjet kërcënimit, duke i thënë se gjithë sa ndodhte do të ishte sekreti i tyre i vogël. Layla ka pesë vëllezër më të mëdhenj dhe babai nuk bënte gjë tjetër veçse i përsëriste se ajo ishte e preferuara e tij.

Gjithçka u zbulua nga disa telefonata, ku burri bënte shaka me një mikun e tij duke i thënë se raportet seksuale me të bijën ishin më të mirët në jetën e tij.

“Nuk arrij të ndiej të njëjtën kënaqësi me asnjë femër tjetër”, deklaroi ai, shkruan ‘TheSun’. Vajza pas 20 vitesh abuzime gjeti forcën për të treguar gjithçka pësonte.

Herën e parë kur ndodhi, kur Layla ishte 7 vjeçe, babai i kishte bërë një dhuratë duke i thënë se ishte bërë e mirë pasi nuk urinonte më në krevat, shkruan noa.al.

“Më ngriti fundin, më pas nuk e mbaj mend me detaje se çfarë ndodhi. Kujtoj se ndodhi edhe herë të tjera, dhe sa më shumë vazhdonte, e kuptoja se nuk ishte një gjë normale”, thotë e reja.

Për vite të tëra ajo heshti, deri kur në shkurt të vitit 2013 denoncoi çdo gjë, duke bërë që i ati të arrestohet.

Aktualisht ajo jeton në gjendje ankthi, për shkak të abuzimeve të pësuara. “Jam droguar, kam rrezikuar overdozë rreth dhjetë herë. Isha e alkooliozuar dhe ndihem e paqëndrueshme mendërisht”. /a.y/noa.al