Transmetuar më 19-05-2017, 10:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim 60 minutësh me krerët e PD-së në rrethe. Takimi erdhi një ditë pas publikimit të detajeve të marrëveshjes politike, që u arrit mes Ramës dhe Bashës.

Mësohet se në fokus të bisedës në selinë e Partisë Demokratike, ka koordinimi i punës dhe ndarja e detyrave për secilin prej drejtuesve në rrethe, në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit. Po ashtu, mësohet se basha ka kërkuar sugjerime për emrat e ministrave teknikë që do të propozojë Partia Demokratike.

Pas një jave nis zyrtarisht fushata, ndërsa opozita deri diku ka humbur kohë me qëndrimin e gjatë në çadrën e protestës.

Një ditë më parë, Basha u takua me anëtarët e kryesisë dhe grupin parlamentar demokrat. /k.k/noa.al/