Transmetuar më 19-05-2017, 10:57

Dëshironte prej kohësh që të kishte buzë mishtore, kështu që vendoi që t’i nënshtrohej një trajtimi estetik, por diçka shkoi keq dhe ajo rrezikoi jetën.

Sasha Grant është një vajzë 22- vjeçare nga Isle of Man, e cila i’u nënshtrua një trajtimi shumë të veçantë të quajtur “Goja e hirushes”.

Fillimisht dukej shumë e kënaqur me efektet e arritura, por pas seancës së dytë, gjërat nisën të përkeqësohen.

Sasha tregon për ‘Daily Mail’, se ndjeu një si shpërthim në buzën e poshtme dhe pak më vonë edhe në atë të sipërme. Por ajo mendonte se ishte një efekt normal i trajtimit, deri në momentin që nisi që t’i enjtej e gjithë fytyra.

Nga buzët nisi që t’i dilte qelb dhe rrezikoi të vdiste për shkak të reaksionit alergjik të shkaktuar nga produkti që i kishin injektuar.

Vajza qëndrioi e shtruar pesë ditë në spital, deri kur situata nisi të përmirësohej.

Mjekët, siç shkruan noa.al mbetën të shokuar nga gjendja e vajzës, duke thënë se mund të vdiste.

“Mendova se të paguash 150 sterlina për një injeksion, ishte punë me leverdi”, thotë e reja. Tashmë që ka kaluar një vit nga eksperienca e rëndë, Sasha duket e shëruar plotësisht ndonëse herë pas here ndjen kruajtje në pjesën e buzëve. /a.y/noa.al