Transmetuar më 19-05-2017, 10:44

Një ditë pas publikimit të marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me kreun e qeverisë, në Kryeministri, ku i pranishëm është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Xhafaj është një prej ministrave që, në bazë të marrëveshjes, do të zëvendësohet me një ministër teknik të propozuar nga opozita. Nuk dihet tema e diskutimit mes tij dhe Kryeministrit, ndërkohë ditën e hënë pritet që të miratohen edhe ndryshimet e reja në qeveri.

Xhafaj mori detyrën e ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Saimir Tahiri. Institucioni i ministrisë së Brendshme, dhe ish-ministri, kanë qenë në shënjestrën e akuzave të opozitës, sidomos për çështjen e drogës. /k.k/noa.al/