Transmetuar më 19-05-2017, 10:37

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane i cili rezultonte me dy emra, është vënë në prangat e policisë së Fierit.

I arrestuari nën akuzën e veprës penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, është M. (E) H., 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Driver”, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga policia.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ndërsa për t’i shpëtuar dënimit ishte kthyer në Shqipëri. /a.y/noa.al