Transmetuar më 19-05-2017, 10:27

Kultivimi i lëndëve narkotike nuk ka të ndalur në vendin tonë. Së fundmi, një i ri është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim, dhe 416 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Krastë të Krujës.

Nga operacioni i ditës së djeshme, nga policia e Krujës, është arrestuar shtetasi, Sokol Rrahmani, 24 vjeç, banues në Zall, Fushë-Krujë, dhe është shpallur në kërkim 23-vjeçari me inicialet S.Sh, banues në Vorë, Tiranë.

Po ashtu, asgjësimi i 416 bimëve kanabis, u bë me djegie. Hetimet kanë nxjerrë në pah se kultivuesit e drogës janë dy të rinjtë. /k.k/noa.al/