Transmetuar më 19-05-2017, 09:58
Publicitet

Bllokohen ilaçe dhe naftë kontrabandë, në dy operacione të ndryshme në Durrës.

“Farmacia” dhe “Gomisti” u koduan dy operacionet e mbrëmjes së djeshme gjatë të cilave u arrestuan Gazmir Mato 45 vjeç dhe Indrit Tafa 46 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së Matos, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 mijë lekë të reja.

Medikamentet nuk kishin pullat fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë.

Gjithashtu, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin Tafa punonte si gomist, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë.

Ndaj tyre materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të Gazmir Matos, ndërsa “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” në ngarkim të Indrit Tafës. /a.y/noa.al