I zoti i tij u plagos dhe qeni nuk e braktisi për asnjë moment. Jesus Hueche rrëshqiti dhe ra nga shkallët, teksa po priste një pemë në oborrin e shtëpisë së tij në Argjentinë.
Ai qëndroi i shtrirë deri sa erdhi ndihma e shpejtë, por gjatë gjithë kohës që nuk lëvizi, qeni i tij e përqafoi pa u ndarë në asnjë moment prej tij.
Ishin fqinjët ata që panë pas disa çastesh Jesus në tokë, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë.
Vetëm kur mbërriti ambulanca, qeni u shkëput prej të zotit, ndërsa shikonte teksa e merrnin mjekët. Fatmirësisht Hueche kishte pësuar vetëm disa thyerje, duke u nxjerrë pas disa orësh nga spitali.
Pamjet e dëshpërimit të qenit bën xhiron e botës, dhe noa.al i sjell më poshtë për të krijuar një ide më të plotë të situatës. /a.y/noa.al