Transmetuar më 19-05-2017, 09:19

Sekuestrohen në Lezhë 190 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga katër persona.

Operacioni i koduar “Horizont” i zhvilluar pasditen e djeshme nga policia, u shtri në gjithë qarkun.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore intensive, u goditën dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në Kurbin në vendin e quajtur Fushë- Mamurras, u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.

Kjo bëri që policia të arrestojë në kushtet e flagrancës tre të dyshuar, Agron Prelaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari, 40 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u shpall në kërkim A.M,. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim po në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg marijuanë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë.

Lekaj u arrestua në flagrancë si posedues i saj.

Lidhur me këto raste materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al