Transmetuar më 19-05-2017, 09:08

Një person është gjetur i vdekur në Sarandë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq, është konstatuar i pajetë Gëzim Islami, rreth 53 vjeç, banues në Sarandë.

Islami punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion, punonjës i policisë private, i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër

Ka qenë ky i fundit i cili ka njoftuar policinë, pasi ka gjetur kolegun e pajetë.

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, infarkt. /a.y/noa.al

Foto arkiv