Transmetuar më 19-05-2017, 08:58

Një burrë në Tiranë, i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj motrës së gruas është vënë në prangat e policisë.

Kujtim Hoxha, 51 vjeç, banues në Tiranë u arrestua ditën e djeshme. Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar të dyshuarin me tetë muaj burg, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Hoxha baba i katër fëmijëve, akuzohet se ka ngacmuar për muaj me radhë kunatën e tij, duke i kërkuar me ngulm të kryejë marrëdhënie seksuale me atë.

Por përballë refuzimit të saj, ai e ka kërcënuar se do i shkatërronte familjen.

Ngjarja për të cilën akuzohet 51- vjeçari ka ndodhur në vitin 2014 në fshatin Bërxullë të Tiranës.

E gjendur nën presionin e vazhdueshëm të bashkëshortit të motrës së saj, që i dërgonte mesazhe ku i kërkonte seks, e dëmtuara M. Dervishi, e ka kallëzuar atë në polici.

Një nga mesazhet që i ka dërguar mbrëmjen e tetorit të vitit 2014, ai i shkruante Detrvishit, “Moj kurva m…do të q… me zor nesër në Pazar. Unë kërkoj të bësh atë që dua unë, tregoja mesazhin burrit”.

Pas kësaj gruaja ka marrë në telefon nipit, duke i kërkuar që t’i fliste të atit të hiqte dorë nga ngacmimet ndryshe do e denonconte në polici.

Por 51- vjeçari nuk është ndalur, duke dërguar mesazhe të tjera me përmbajtje të ngjashme.

Ndërkohë duke tentuar shfajësimin Hoxha pranoi dërgimin e mesazheve por tha se i’a kishte dërguar pasi i kishte dhënë kunatës 5 milionë lekë të vjetra borxh prej disa vitesh dhe ajo nuk i’a kishte kthyer. Por gjykata provoi se ky pretendim i tij nuk qëndron pasi në asnjë prej mesazheve nuk përmenden para. /a.y/noa.al