Transmetuar më 19-05-2017, 08:30

Publikoi fotografinë e një gruaje të zhveshur në Snapchat dhe përfundon në telashe.

Dani Mathers, 30 vjeçe, aktore dhe modele e Playboy, në korrik të vitit 2016, bëri fotografinë e cila i hapi probleme. Në të shihet një grua e moshuar krejt e zhveshur, teksa ndërrohet në një palestër në Los Angeles, SHBA, ku dhe stërvitej.

Gruaja, rreth 70 vjeçe ishte krejtësisht e zhveshur dhe po bënte dush. Modelja u pozicionua para sajë dhe bëri një fotografi selfie, me qëllim që të tallej me trupin e së moshuarës.

Mendonte se do bënte një postim zbavitës, por në fakt e pësoi rëndë. Ajo u kritikua aspër për dhunim të privatësisë dhe mungesë takti ndaj një gruaje të moshuar, shkruan noa.al.

Duke parë se ajo që bëri nuk ishte e hijshme, Dani e hoqi fotografinë dhe kërkoi ndjesë.

Por në seancën gjyqësore të së mërkurës, të mbajtur ndaj saj në California, 30- vjeçarja u cilësua si një person i pabesueshëm. Në 26 maj do të jepet dënimi final për të, ku rrezikon gjashtë muaj burg dhe një gjobë disa mijë dollarë. /a.y/noa.al