Transmetuar më 19-05-2017, 08:07
Publicitet

Frikë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një makinë përplasi disa kalimtarë në një trotuar në qendër të Times Square.

Për pasojë një vajzë humbi jetën, ndërsa 23 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre katër në gjendje të rëndë.

Policia amerikane arrestoi drejtuesin e mjetit, por nga hetimet paraprake nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për një aksident. Drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit.

I dyshuari është Richard Rojas, 26 vjeç nga Bronx, shkruan noa.al.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio,shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku deklaroi se nuk bëhet fjalë për akt terrorist.

Viktima e vetme e ngjarjes së rëndë të pasdites së të enjtes, është 18-vjeçarja nga Michigan, Alyssa Elsman. /a.y/noa.al