Transmetuar më 19-05-2017, 07:41

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e enjte, ku makina e përfshirë nga flakët një “Ford Fusion”, ishte e parkuar në aksin Skelë- Uji i Ftohtë, pranë Marinës.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse, bëri shuarjen e zjarrit, ndërkohë që po hetohet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, apo ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al 

Foto ilustruese