Transmetuar më 18-05-2017, 22:10

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur nga çadra e protestuesve, e cilëson fitore të qytetarëve arritjen e marrëveshjes qeveri-opozitë.

Basha u është drejtuar protestuesve duke u thënë se ata janë fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje.

“Fitorja e kauzës është fitorja e qytetarëve. Koha e maskarenjve dhe atyre që vjedhin votën ka marrë fund. Tani është vetëm koha e shqiptarëve. Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët,”-është shprehur Basha në fjalën e tij./a.k/noa.al/